Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi-Ramës: Mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve kur s’kurseni miliarda për koncesione


 

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa konkrete për përballimin e situatës lidhur me koronavirusin në shkolla.

Në një postim në Facebook, ajo thekson se testimi dhe marrja e masave mbrojtëse janë detyrim i qeverisë.

“Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë. Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë. Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione.” – shkruan Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *