Vendosni fjalën kyçe....

Pas Armenisë, Azerbajxhani vendos gjendjen e luftës


Azerbajxhani ka vendosur ligjin ushtarak dhe gjendjen e jashtëzakonshme në disa rajone të vendit pas përshkallëzimit të përplasjeve kufitare me rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut të mbështetur nga Armenia.

Urdhri, i cili do të hyjë në fuqi nga e hëna, pasqyron reagimin e Jerevanit ndaj krizës. Qeveria e Armenisë shpalli ligjin ushtarak dhe urdhëroi mobilizimin e trupave rezervë më herët të dielën. Autoritetet në republikën e vetëshpallur të Nagorno-Karabakut bënë të njëjtën gjë.

Tensionet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë u rritën këtë fundjavë pasi pala azere nisi një operacion ushtarak kundër forcave të Nagorno-Karabakut. Bakuja zyrtare tha se po vepronte në përgjigje të bomba,rdimeve të artilerisë, por Jerevani tha se operacioni ishte planifikuar paraprakisht dhe ishte nisur me pretendime të rreme, në kundërshtim me një armëpushim.

Udhëheqësit e të dy vendeve iu drejtuan popujve të tyre përkatës, duke mbledhur mbështetjen e publikut. Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se trupat kombëtare ‘po luftonin në tokën e Azerbajxhanit dhe po e shtypnin armikun’ për kauzën e drejtë të rivendosjes së integritetit territorial të vendit të tyre.

Ndërkohë, kKryeministri armen, Nikol Pashinyan, tha se vendi i tij ishte i përgatitur të shmangte sulmin ndaj Nagorno-Karabakut, duke luftuar kundër Azerbajxhanit në territorin e vet.

“Kauza jonë është e drejtë dhe shkelja kriminale do të ndiqet nga një kundërsulm i denjë.” – u zotua ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *