Vendosni fjalën kyçe....

PD publikon listën me 26 kandidatë në Qarkun e Beratit, votohen nesër


Ditën e hënë anëtarët e PD-së do të zgjedhin kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit.

Përmes një njoftimi, Partia Demokratike njofton se në Berat janë 28 kandidatë potencialë, të cilët do të votohen nesër.

Kandidatët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
Sipas rregullave, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

Dega Berat

1.AFIZE SKENDO
2.ALKETA MUKAVELATI
3.ARENC BERATI
4.ASTRIT VELIAJ
5.DENIS SAHATCIU
6.DRITAN HAZINEDARI
7.ENO QANA
8.KASEM MAHMUTAJ
9.MUHARREM HOXHA
10.NAMIR LAPARDHAJA
11.OLTION MERDARI

Dega Poliçan dhe Skrapar

1.ANILA KORONI (POLIÇAN)
2.BAKI BIRAKU (SKRAPAR)
3.PELLUMB NAKO (POLIÇAN
4.RIGERT KAPLLANI (SKRAPAR)
5.ZIJA ISMAILI (SKRAPAR)

Dega Ura-Vajgurore

1.BUJAR HOXHAJ
2.FERDI BRAHUSHI
3.LEDIAN DAJA
4.LILJANA BICA
5.MONIKA QOSJA

Dega Kuçovë

1.ARDIT BENJA
2.DITAR QEVANI
3.FADIL MARA
4.MYSLIM HAXHI
5.SOFIKA JANI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë.

Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi dje në Qarkun e Kukësit, ndërsa sot votojnë për kandidatët e tyre demokratët në Qarkun e Dibrës.

Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *