Vendosni fjalën kyçe....

Projeksionet televizive: Zvicerianët votojnë kundër prishjes së marrëveshjes me BE-në


Votuesit zviceranë kanë refuzuar propozimin për t’i dhënë fund marrëveshjes me BE-në mbi lëvizjen e lirë të njerëzve në Referendumin e mbajtur këtë të dielë. Të paktën kështu sugjerojnë projeksionet televizive, raporton BBC.

Transmetuesi SRF tha se votuesit kishin votuar 63% kundër propozimit dhe 37% pro.

Votat ende janë duke u numëruar dhe rezultatet përfundimtare priten brenda disa orësh.

Zvicra nuk është anëtare e BE-së, por aktualisht ka pranuar lëvizjen e lirë në mënyrë që të ketë mundësi të tregtisë së lirë dhe të bashkëpunojë me Brukselin në fusha si transporti dhe arsimi.

Propozimi për prishjen e kësaj marrëveshjeje, erdhi nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë (SVP), duke argumentuar se kjo do të lejojë Zvicrën të kontrollojë kufijtë e saj dhe të zgjedhë vetëm emigrantët që dëshiron.

Kundërshtarët argumentuan se kjo do të zhyste një ekonomi të shëndetshme në recesion dhe do të privonte qindra mijëra qytetarë zviceranë nga liria e tyre për të jetuar dhe punuar në të gjithë Evropën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *