Vendosni fjalën kyçe....

Autoritetet në Teksas gjejnë mikrobin që të ha trurin në ujin e çezmës, i merr jetën fëmijës 6-vjeç


Autoritetet në Teksas kanë paralajmëruar qytetarët të mos përdorin ujin e rubinetit, pasi furnizimi me ujë në juglindje të shtetit mund të përmbajë një mikrob vdekjeprurës që konsumon trurin.

Lajmi është dhënë pasi një gjashtë vjeçar ndërroi jetë si pasojë e atij mikrobi.

Komisioni i Teksasit për Cilësinë e Mjedisit ngriti ​​një alarm për “mos përdorimin” e ujit të premten për tetë qytete, por pas kryerjes së analizave alarmi u la vetëm për Liqenin Jackson.

Një fëmijë 6-vjeçar kishte ndërruar jetë në spital më 8 shtator. Sipas mjekëve, ai ishte shtruar në spital për shkak të amebës, të cilën ai mund ta kishte marrë nga dy burime uji ku dihej se kishte luajtur në fund të gushtit para se të sëmurej. E para ishte burimi i ujit të një shatërvani që merrte ujin nga Liqeni Jackson dhe e dyta në çezmën e shtëpisë së tij.

Testet kanë konfirmuar praninë e virusit në sistemin e furnizimit me ujë dhe autoritetet kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes deri sa të dezinfektohet rezervuari.

Banorët po nxiten të mos pinë e përdorin ujin e rubinetit për të pirë, por larja në tualet është në rregull.
Nga viti 2009 deri në vitin 2018 në SHBA janë raportuar 34 raste me një virus të tillë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *