Një makinë në pronësi të një biznesmeni është djegur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Elbasanit.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarri në makinë, ndërsa mësohet se mjeti i shkrumbuar plotësisht tip “Porsche Aa 007” me targa AA 007 është në pronësi të shtetasit Elis Bahushi.
Ky i fundit është një emër i njohur për qytetin e Elbasanit.
Ai arrestuar në vitin 2018 pasi nga përgjimet telefonike rezultonte i lidhur me grupin Avdylaj nga Shijaku.
Biznesmeni ka qenë dhe subjekt i OFL-së ku më 18 gusht të këtij viti i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë. Kjo pasi ai ka qenë i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së mbrëmshme, ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.