Vendosni fjalën kyçe....

Drejtoi Fierin për tre mandate, ish-kryebashkiaku Baftjar Zeqaj emërohet drejtor i Albpetrolit


Ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj është emëruar drejtori i kompanisë Albpetrol nga kryeministri Rama.

Zeqaj është kryebashkiaku më jetëgjatë i Fierit me tre mandate ndërsa ka mbajtur për një mandat edhe pozicionin e Prefektit.

Zeqaj zëvendëson në këtë post, Gent Gazhelin. Në 7 vitet e fundit kompania në fjalë ka njohur gjashtë drejtorë bashkë me Zeqajn.

Endri Puka e ka drejtuar Albpetrolin nga 30 shtatori 2013 deri më 30 janar 2018. Pas tij e ka marrë drejtimin Kastriot Bejtaj për 1 vit e 3 muaj, deri në mars 2019.

I treti drejtor ka qenë Dritan Spahiu, 6 mars 2019 deri më 1 tetor 2019, i pasuar nga Eriola Muka, që e drejtoi kompaninë deri në prill 2020.

Gent Gazheli, paraardhësi i Zeqajt e ka drejtuar kompaninë në fjalë nga prilli 2020 deri në shtator 2020.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *