Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqtari bllokon përkohësisht urdhrin e Trump-it që ndalon shkarkimet e TikTok-ut


Gjykata ka bllokuar përkohësisht një urdhër të administratës së Trump, që ndalon për amerikanët shkarkimet e TikTok nga dyqanet e aplikacioneve.

Gjykatësi Carl Nichols lëshoi ​​një urdhër paraprak, i cili do të lejojë që aplikacioni i njohur të jetë ende në ofertë në dyqanet e Apple dhe Google, pak para se të hynte në fuqi bllokimi të dielën në mesnatë, shkruan Daily Mail.

Presidenti Donald Trump ka disa muaj që i ka bërë presion TikTok-ut që ose të kalojë në pronësi të një kompanie amerikane ose të bllokohet në mesnatën e së dielës nëse nuk gjendet një blerës.

Javën e kaluar Trump tha se ka dhënë bekimin e tij për një marrëveshje midis TikTok dhe një koalicioni të Oracle dhe Walmart, por marrëveshja ende ka nevojë për aprovim nga qeveria kineze, që do të thotë se afati mbetej në vend.

Marrëveshja do të bënte që TikTok të bëhet një kompani e re me bazë në Teksas, duke sjellë potencialisht 25,000 vende pune.

Autoritetet kineze kanë thënë se nuk do të lejojnë që ByteDance (kompania mëmë e TikTok-ut) të shesë algoritmet e përdorura nga TikTok, të cilat besohet se mbajnë një pjesë të madhe të vlerës për aplikacionin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *