Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën tre pacientë e 132 raste me koronavirus në vend


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit lidhur me koronavirusin.

Deklarata e përditësuar njofton se nga 824 persona të testuar, janë zbuluar 132 raste të reja me virus.

Viktimat janë një 58-vjeçare nga Tirana, një 63-vjeçar nga Lushnja dhe një 66-vjeçar nga Fieri.

185 persona vijojnë të shtruar në spital nga të cilët 16 janë në terapi intensive me 4 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *