Vendosni fjalën kyçe....

Investigimi i BOOM: Qeveria zhvendos adresat e votuesve me bindje të djathta pa dijeninë e tyre (Video)


Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora denoncoi mbrëmjen e kësaj të enjteje skandalin që po ndodh në vend pikërisht në kohën  që partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës elektorale.

Qytetarët e Tiranës  po zhvendosen pa dijeninë e tyre në Njësi të tjera Administrative. 

Në datë 01.08.2020 rezultonte që ne banonim në Tiranë por me datë 19.09.2020 supozohej që ne të banonim në Vlorë. Nuk e di çfarë ka ndodhur, nuk ka qenë kërkesa jonë.Jam banor i njësisë numër 9 që nga 1991. U futa te e-Albania duke kërkuar adresën time kur shikoj që më kanë kaluar në njësinë 11, në Laprakë. Kam 15 vjet që jam i regjistruar këtu te njësia 7 në Tiranë dhe shkova të marr një certifikatë për djalin dhe më thanë nuk jeton këtu, je në Kashar”-thotë një qytetar.

Edhe pse ligji në këtë rast është i qartë, se asnjë qytetar nuk mund të transferohet në një Njësi tjetër pa dijeninë dhe vullnetin e tij, në ballafaqim me punonjëset e Njësive Administrative qytetarët  ndeshen me arrogancë. 

Punonjësja e njësisë numër 7 Tiranë: Ti je në Kashar.

Qytetari: Kush më ka çuar në Kashar mua, kam 15 vjet këtu.

Punonjësja e njësisë numër 7 Tiranë: Unë paguhem të të sqaroj dhe ti duhet të bindesh, jo unë të flas…Nuk harxhoj frymën me ty se je i pabindur.

Zhvendosjet e banorëve nuk janë të rastësishme. Qytetarët  me bindje të djathta  largohen  nga Njësite ku banojnë prej vitesh. 

“Unë dhe familja ime jemi me bindje të djathta.”

“Jam i djathtë.”

“Bindja ime ka qenë gjithmonë e djathtë dhe do të jetë gjithmonë e djathtë.” 

Dhjetëra denoncime kanë mbërritur në redaksinë e emisionit “BOOM” për zhvendosjen që po i bëhet votuesve.  

Në ditët në vijim, emisioni “BOOM” do të sjellë të tjera  fakte dhe dëshmi. 

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Ora News


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *