Vendosni fjalën kyçe....

Johnson rikthen karantinën në Londër, rebelohen deputetët e tij


Një bllokim i plotë social për Londrën dhe pjesë të veriut është ‘i pashmangshëm’ dhe qeveria ka ndaluar së vepruari deri më tani sepse kanë frikë nga reagimi i publikut, u pohua sot.

Ministrat e qeverisë britanike po mendojnë për një plan emergjence që parasheh mbylljen e pubeve, restoranteve e bareve për të paktën dy javë ndërsa familjet do ndalohen të përzihen me familje të tjera brenda banesave.

Projekti drakonian – i ngjashëm me atë të propozuar nga qeveria javën e kaluar – do të përpiqet të mbështesë ekonominë duke mbajtur vendet e punës të hapura aty ku njerëzit nuk mund të punojnë nga shtëpia.

Kryeministri Johnson përballet me ‘rebelimin’ e një pjese deputetësh konservatorë rreth masës së propozuar dhe shmangies së shqyrtimit parlamentar.

Çfarë pritet të përfshijë bllokimi

Masat e propozuara të bllokimit shoqëror përfshijnë urdhërimin e mbylljes së gjitha bareve, pubeve dhe restoranteve për dy javë dhe ndoshta më gjatë.

Njerëzit nga familje të ndara nuk do të lejohen të përziheshin në vende të mbyllura.

Zonat që do i nënshtrohen bllokimit janë Londra e Merseyside ndërsa Mançesteri është gjithashtu i rrezikuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *