Një trajtim i ri eksperimental thuhet se mashtron qelizat kancerogjene duke i ërë që të vetëshkatërrohen, pa përdorimin e asnjë ilaçi, duke rritur shpresat për fitoren e luftës ndaj sëmundjes që shfaqet në organe të ndryshme të trupit.
Trajtimi përfshin një copës tejet të vogël, të veshur me një aminoacid të quajtur L-fenilalaninë. Kimikati nuk prodhohet natyrshëm në trup, por në vend të tij përthithet nga mishi dhe prodhimet e qumështit që njerëzit konsumojnë.
L-fenilalanina është karrem i përsosur, pasi është një nga aminoacidet kryesore që qelizat kancerogjene kërkojnë të rriten dhe përhapen në të gjithë trupin e njeriut, duke shkaktuar sëmundjen.
Trajtimi i ri, ka rezultuar tepër i suksesshëm tek minjtë. Sekreti është nano-grimca Fenilalanina Nanoskopike Poroz Amino Acid Mimic, ose Nano-pPAAM shkurt.
Nano-pPAAM shkakton mbiprodhim të specieve reaktive të oksigjenit (ROS) i cili shkakton një efekt kaskadë brenda qelizave kancerogjene, duke i vrarë ato e duke lënë qelizat e shëndetshme përreth.
Studimi është kryer nga një grup shkencëtarësh të drejtuar nga Dalton Tay, në Universitetin Teknologjik Nanyang në Singapor.
Metoda vret afërsisht 80 përqind të kancerit të gjirit, lëkurës dhe të stomakut te minjtë, në të njëjtin nivel me trajtimet kryesore të kimioterapisë, por pa efekte anësor.
Megjithatë, ekziston ende një seri e gjatë pengesash rregullatore para se trajtimi të jetë i disponueshëm për pacientët njerëzorë.