Vendosni fjalën kyçe....

Kaso: Në Kodin zgjedhor mund të ndërhyhej pa prekur koalicionet


Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso në një intervistë për emisionin “Real Story” deklaroi se nuk ishte e nevojshme të ndërhyhej në mënyrë drastike në Kodin Zgjedhor.

Kaso foli edhe për draftin e propozuar nga Partia Demokratike duke shprehur idenë se si mund të jenë listat e hapura.

Ishte tërësisht e mundur të ndërhyhej në kod, pa prekur koalicionet. Është krejtësisht e papërshtatshme për të bërë ndryshime drastike në Kodin Zgjedhor, pasi jemi pak muaj para zgjedhjeve. Procesi zgjedhor është i komplikuar për t’u organizuar, ka shumë rrota dhe mekanizma të padukshme që vihen në lëvizje nga Presidenti. Nuk është normale, ndaj kemi kërkuar mendimin e ODIHR për të na dhënë një zgjidhje. Është një kërkesë që është refuzuar.

Vazhdojmë i qëndrojmë asaj që kemi thënë. Hapi ynë i fundit është materializimi i asaj që kemi thënë, pasi në dy mbledhjet e dështuara të Këshillit Politik preteksti ka qenë se nuk ka qenë e formalizuar kërkesa jonë. Drafti ynë është shumë i thjeshtë, shumë afër botëkuptimit të njeriut të zakonshëm se si duhet të jenë listat e hapura. Kemi dashur t’i tregojmë mazhorancës që ndërhyrja është e mundshme dhe nuk ka nevojë të prekë pikat e tjera”- u shpreh Kaso.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *