Vendosni fjalën kyçe....

Mediet raportojnë: Silva Bino e shtruar tek Infektivi me koronavirus


Infektohet me Covid-19, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik dhe anëtarja e Komitetit të Ekspertëve për Pandeminë, Silva Bino.

Të paktën kështu raporton këtë mëngjes televizioni “ABC News”, lajm që është raportuar më pas duke iu referuar burimeve të paidentifikuara edhe nga televizione e portale të tjera.

Sipas këtyre medieve, Bino është shtruar të premten tek Infektivi me temperaturë 39 gradë. Sot temperatura i është ulur dhe ajo është në gjendje të stabilizuar shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.

Megjithatë ende nuk kemi asnjë konfirmim zyrtar nga ISHP, Ministria e Shëndetësisë apo vetë Bino.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *