Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Propozimi i opozitës së bashkuar hap listat 100%, shkelja e 5 qershorit e pafalshme


Presidenti Meta ka vlerësuar propozimin e opozitës jashtëparlamentare për hapjen e listave 100 për qind.

Kreu i shtetit shkruan se opozita po tregon se është e vendosur për konsensus të gjerë, ndryse nga Rilindja që kërkon konfliktin, shtrembërimin e zgjedhjeve dhe asgjësimin e Këshillit Politik.

“Përshëndes zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik dje. Opozita është e vendosur për të ndërtuar konsensus në të kundërt të Rilindjes, që kërkon me insistim konfliktin, shtrembërimin e zgjedhjeve dhe asgjësimin e Këshillit Politik si instrument vendimarrës konsensual.” – shkruan Meta.

Presidenti shton se drafti i propozuar nga opozita bën të mundur hapjen e listave 100 për qind dhe respektimin e kuotës gjinore, kurse ai i Rilindjes ofron mashtrim dhe mbylljen 100 për qind të listave.

Meta vijon duke theksuar se drafti i opozitës respekton marrëveshjen e 5 qershorit dhe paralajmëron se çdo veprim që përmbys këtë marrëveshje është atentat e provokim i patolerueshëm e pafalshëm.

“Drafti i paraqitur nga Opozita realizon hapjen e listave 100% dhe respektimin e plotë të barazisë gjinore, përkundrejt mashtrimit dhe mbylljes 100% të listave nga Rilindja. Drafti i Opozitës respekton konsensusin e arritur dhe Marrëveshjen e 5 Qershorit. Drafti i Opozitës kërkon opinionin e ODIHR për çështjet që nuk ka dakordësi, si një palë e paanshme dhe si vëzhguesit zyrtarë të zgjedhjeve. Opozita ka ndërmarrë çdo hap, që çon përpara procesin e integrimit europian të Shqipërisë ku reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral janë kushtet kyç që përcaktojnë hapjen e negociatave për anëtarësim. Çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit do të ishte një atentat dhe provokim i patolerueshëm dhe i paamnistueshëm ndaj rendit kushtetues e demokratik dhe së ardhmes europiane të vendit. Koha për reflektim!” – mbyll reagimin kreu i shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *