Naftëtarët e Ballshit kanë dalë edhe një herë tjetër në protestë përpara uzinës.
Këta punonjës të rafinerisë që dalin në protesta prej disa muajsh, ku kërkojnë të marrin pagat e tyre të prapambetura nga kompania dhe rifillimin e punës.
Ata janë në pritje të një përgjigje nga kompania, ndërsa paralajmërojnë se do të futen në grevë urie.
Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar Sokol Dautaj, ka deklaruar se ata e provuan të vijnë në Tiranë, por as këtu nuk iu dëgjua zëri.
“E provuam zgjidhjen deri në Tiranë. Siç kërkuan mjekët dhe takuan ministren duke i dhënë zgjidhje, ne nuk na priti njeri. Ministrja u tregua shumë arrogante. Opsionet janë dhënë. Le të mbyllet nëse nuk duan të fillojnë punë”, tha Dautaj.