Të qeshurat kanë shpërthyer në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, pasi ish-ministri Gjiknuri përdori fjalën ‘tërmet’.
Teksa po fliste për formulën e koalicioneve, përfaqësuesi i PS-së, në Këshillin Politik, tha: “Ndodhi një tërmet politik, domethënë ndryshimi i Kushtetutës.”
Kaq mjaftoi që të pranishmit në mbledhje të shpërthejnë në të qeshura. Fjala tërmet e thënë nga Gjiknuri doli në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, lidhur me dosjen 184 për zgjedhjet në Dibër.
“Ndoshta nuk kemi bërë ndryshimet e duhura kushtetuese, por tashmë ata janë bërë. Duhet të shkohet minimumi i mundshëm i konfliktit. Kushtetuta vërtetë nuk përmend fjalën koalicion, por në Europë nuk mund të parandalohen aleancat. Reflektimet duhet të mos prekin 5 qershorin. Ndodhi një tërmet politik, domethënë ndryshimi i Kushtetutës.” – tha Gjiknuri.