Ndryshimet për Kodin Zgjedhor nuk do të votohen në seancën e ditës së enjte siç është njoftuar më parë.
Komisioni i Ligjeve i cili diskutoi sot amendimet për Kodin Zgjedhor ka rënë dakord që të mos çojnë në Kuvend ndryshimet për votim.
Deputetët pjesëmarrës në punimet e Komisionit të Ligjeve pritet të diskutojnë nen për nen propozimet përndryshimin e Kodit Zgjedhor.
“Pas diskutimeve dhe pyetjeve u miratuan në parim propozimet për ndryshime në Kodin Zgjedhor, për të vijuar në mbledhjen e radhës me diskutimin nen për nen të një teksti integral të ndryshimeve të propozuara, i cili do të paraqitet nga grupi i punës i caktuar nga Komisioni i Ligjeve për hartimin dhe propozimin e amendamenteve që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor”-thuhet në njoftimin e Kuvendit.