Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohet nga detyra zyrtari i lartë në Policinë e Shtetit, akuza për korrupsion e nxjerrje sekreti hetimor


Artan Shkëmbi, kreu i Drejtorisë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është pezulluar nga detyra.

Ai ka qenë kreu i njësisë ‘Forca e Ligjit’, një operacion në vijim prej muajsh lidhur me burimet e pasurisë së personave të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Pezullimi i tij vjen me vendim të Gjykatës kundër Korrupsionit e Krimit të Oranizuar. Shkëmbi akuzohet për korrupsion e nxjerrje të sekretit hetimor.

Më herët në janar, ish-zyrtari i lartë i policisë kishte kaluar procesin e vettingut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *