Që nominimi i gjyqtares Amy Coney Barrett për Gjykatën e Lartë do sillte debate, kjo dihej. Cilido emër që Trump do propozonte do sillte debate, për shkak se demokratët kërkojnë që gjyqtari/gjyqtarja e re të vendoset pas zgjedhjeve të nëntorit.
Por një koment lidhur me fëmijët e saj ishte i papritur. Gjyqtarja Barrett dhe bashkëshorti i saj kanë pesë fëmijë biologjikë dhe dy fëmijë me ngjyrë të adoptuar në Haiti.
Një profesor i Universitetit të Bostonit, i cili mban edhe postin e presidentit të këtij institucioni arsimor, e ka quajtur gjyqtaren “kolonizatore të bardhë”, vetëm pse ka adoptuar fëmijë me ngjyrë.
“Disa kolonizues të Bardhë ‘adoptuan’ fëmijë me ngjyrë. Ata ‘civilizuan’ këta fëmijë ‘të egër’ në mënyrat ‘superiore’ të njerëzve të bardhë”– shkroi profesori Ibram X. Kendi. Sipas tij, të bardhët adoptojnë fëmijë me ngjyrë për të fshehur faktin se janë në të vërtetë racistë.
Sipas Daily Mail, ky koment nxiti reagime dhe meme në rrjet, me të shumtë ata që kërkonin shkarkimin e profesorit nga puna.