Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh shtabet elektorale dhe drejtuesit politikë në selinë rozë


Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me shtabet elektorale dhe drejtuesit politikë në qarqe.

Takimi që nisi në mëngjes herët sot në selinë rozë ka zgjatur rreth një orë. Besohet se tema e diskutimit në këtë mbledhje ka qenë fushata dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas “News 24”, në këtë mbledhje Rama ka dhënë porosi të veçanta për organizimin e fushatës. Ai ka kërkuar një punë më të vazhdueshme dhe intensive.

Ky takim vjen vetëm pak ditë para se Kodi Zgjedhor i ndryshuar të shkojë në Kuvend për miratim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *