Vendosni fjalën kyçe....

Shoqata “Drejtësi për drejtësinë” kallëzon në SPAK anëtaren e KPK-së



Kallëzohet në SPAK anëtarja e KPK-së, Brunilda Bekteshi. Shoqata “Drejtësi për Drejtësinë” e cila ka dorëzuar padinë, e akuzon Bekteshin se ka kryer disa vepra penale gjatë ushtrimit të detyrës si gjyqtare.

Brunilda Bekteshi është aktualisht anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Shoqata e cila ka bërë kallëzimin, përbëhet nga magjistratë të shkarkuar nga vetingu. Bekteshi akuzohet se ka bërë deklarim të rremë të pasurisë.

Në padi përmenden edhe raportimet në media, se Bekteshi është e lidhur me banda kriminale.

Kallëzimi i plotë i shoqatës “Drejtësi për Drejtësinë”:

Kallzuese: Shoqata «Drejtësi për Drejtësinë», në cilesinë e subjektit të interesuar.

BAZA LIGJORE: Nenet 135/2, 148/dh të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

Neni C pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenet 28, 29, 58 pika 1,

germa “dh”, 75/a dhe 89 të Kodit të Procedurës Penale, neni 2 pika

1 dhe neni 8 i Ligjit Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe

Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar”.

Drejtuar; Prokuroris ë së Posaçme Kund ër Krimit të Organizuar

dhe Korrupsionit, Drejtuesit, Z. Arben Kraja.

Të nderuar!

Ditet e fundit ne disa portale mediatike jane publikuar informacione ne lidhje me deklarimin e pasurise se Komisioneres ne Komisionin e Pavarur te Kualifikimi, Brunilda Bekteshi.

Sipas ketyre informacioneve publike komisioneria Brunilda Bekteshi ka bere deklarim te rreme te pasurise.

Te dhenat e publikuara flasin Per nje kontrate shitblerje apartamentine vitin 2007, ne shumen 3,100,000 leke., me lek ne dore, ne kesh.

Ne vitin 2009 eshte marre nje kredi ne banke per blerje apartamenti,ne shumen 54 mije euro.

Ne dokumentacion kuptohet se kredia eshte marre per blerejn e apartamentit qe ne te vertete eshte blere ne vitin 2007.

Nuk rezulton te kete nje kontrate per blerje te apartamentit pas marrjesse kredise ne vitin 2009.

Kredia e marre vitin 2009 eshte shlyer brenda nje afati 5 vjecar, duke krijuar dyshime mbi te ardhurat e siguruara per shlyerjen e kredise.

Gjithashtu keto te dhena dyshohet se nuk jane pasqyruar sakte ne deklarimin e pasurise gjate fillimit te detyres si komisionere ne vitin 2017.

Si me poshte po ju percojme informacionet e publikuara:

http://illyriapress.com/a-eshte-e-lidhur-pjestarja-e-trupave-te-vetingut-brunilda-bekteshi-mebandakriminale/?fbclid=IëAR0o6HRijNXgn3ë52Y0Z1UksgRJDOv4jxv7bIBNN3Y9dOFIhgmëFgat

ZcyY

“…Sipas të dhënave shkresore zyrtare ne do të publikojmë një mega skandal në kupolen e

sistemit të drejtësisë . Komisioneria e Pavarur e Kualifikimit Brunilda Bekteshi (Vata) ka fshehur

të ardhurat në formularin e vetdeklarimit të pasurisë .

Dokumentat:

Vetdeklarimi i Brunilda Bekteshi (Vata)

Kontrata me Banken për blerjen e apartamentitne 2009.

Deklarata Bankes pas 5 vitesh shlyerjen e kredisë .

Kjo pasuri apartament në Tiranë është përdorur nga Brunilda si korac për të fshehur 54 mijë euro.

Ky eshte dokumenti qe verteton këtë, kjo kontratë porosie tregon se apartamenti 75.5 m2 në

Tiranë që Brunilda Bekteshi (Vata) ka deklaruarsi të blere me kredi 54 mije euro dhe qe kredia u

shlye per 5 vjet është e pakuptueshme se si arriti ciftiBekteshi të shlyeje 54 mijë euro për 5 vjet

kur të dy kanë deklaruar të ardhura minimalemesatare .

 

Kthehemi tek provat shkresore deklarata e porosise e 2007 tregon se Brunilda e ka blerë 31 milion lek të vjetra dhe shuma është shlyer cash jashte zyres së noterit. Pra ky dokument nxjerr zbuluar këtë fshehje pasurie. Nje tjetër dokument është dhe certifikata e pasurisë së apartamentit 75.5 m2 në Tiranë ku në 2007 ka pronesine e ciftit Bekteshi dhe vërtetohet që pasuria nuk është blerë në vitin 2009 por në 2007 dhe nuk është blerë me kredi sic kanë deklaruar cifti, por me lek kesh , një tjeter provë që tregon që ky apartamentnuk është blerë me

kredi në 2009 sic deklaron Komisionerja e Vettingut 54 mije euro me kredi …

Brunilda duhet te jape shpjegime tani se për cfarë i ka përdorur 54 mijë euro të kredise pasi

apartamentinajo dhe bashkeshorti i saj e kane blere ne 2007 cash 31 milio lek te vjetra.

Sipas Kodit Penal deklarimi i reme ne formularin e vetdeklarimitte pasurise perben vepër penale

dhe dënohet me burg .Ne prisnim nga Vertingu …ai shkon e bie vet brënda për shkak te Brinildës

e cila rrezikon jo vetëm postin e komisioneres por edhe burginin pa marrë parasysh vendimet qe

ka marrë Brunilda për shkarkimin apo konfirminin në detyrë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që

kanë kaluar procesin e Vetringut pa vetting…

Pra duket qartë se Brunilda Bekteshi është e inkriminuar dhe pretendon të realizoj drejtësi, ashtu

sic pretendohet nga një KPK fasadë e cili është na ka lënë pa gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë

të lartë.

Lind pyetja :

A është e lidhur Brunilda Bekteshi me banda kriminale ?

Nëse po me cilat banda është lidhur Brunilda Bekteshi ? Nëse ndikon apo jo krimi në vetingun

e gjyqëtarëve ?

Më poshtë po ju argumentojmë një rast I cili është ndër skandalet e sajë

Lulzim Berisha kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal ndërsa prej disa

muajsh është në liri me kusht po nga drejtësia shqiptare. Policia e Shtetit ka shkuar në banesën e

tij për ta arrestuar, por nuk e ka gjetur, pasi është arratisur. Operacioni ka qenë sekret, dyshohet

në bashkëpunim me Gjermaninë.

Në 6 dhjetor të 2016, plot 10 vite pas arrestimit të tij në Maqedoni ish-kreu i Bandës së Durrësit

fitoi lirinë. Berisha u lirua nga Gjykata e Durrësit në një proces larg vëmendjes së mediave dhe

ndaj tij është vendosur liri me kusht për 5 vitet e mbetura të dënimit. Berisha prej kohësh

qëndronte pranë spitalit të burgut në Durr ës ku ishte nën kujdesin e mjekëve pas disa problemeve

shëndetësore, ndërsa mësohet se vuan nga një sëmundje e rëndë ky vendim është dhënë nga

Gjyqtarja Anita Mici e cila e kaloi vetingun nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi. Po e

njëjta trupë gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi.V E N D O S I: 1. Shkarkimin nga detyra

të subjektit të rivlerësimit, z. Gurali Brahimllari,me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit

për Krime të Rënda Tiranë gjyqtarë I cili ka dënuar me burg përjetë për Lul Berishën, nuk kalon

vetingun dhe Anita Mici Liroi Lul Berishën, e kalon vetingun. Z. Gurali Brahimllari është

shkakarkuar nga Trupi gjykues, pas kryerjes së analizës financiare, duke i qëndruar dhe duke

pranuar pretendimin e subjektit, konstatoi se edhe në këtë variant subjekti i rivlerësimit ka

mungesë të burimit të krijimit të kësaj pasurie, në shumën 186.778 lekë, referuar në tabelën

përmbledhëse nr. 4, “Për pasuritë përpara vitit 2003”.Pr a ka moral që ky arsyetim të jepet nga

Brunilda Bekteshi e cila duhet te jape shpjegime tani se për cfarë i ka përdorur 54 mijë euro të

kredise pasi apartamentin ajo dhe bashkeshorti i saj e kane blere ne 2007 cash 31 milio lek te

vjetra dhe ka dhënë të para organeve shtetërore të dhëna të rreme.

Shkrimi me te njejtat informacione eshte publikuar edhe ne media te tjera

http://infront.al/index.php/2020/09/27/eskluzivepeshqit-e-medhenje-te-donald-lu-se-kane-careferren-me-ndihmen-e-brunilda-bekteshit/?fbclid=IëAR2k-pCbnbAHy-ëgm-pcoRuVJpCK_-

AsFlj3gnirmZGUlhG2Oq2duZFJ8F8

https://27.al/a-eshte-e-lidhur-brunilda-bekteshi-me-bandakriminale/?fbclid=IëAR1UT9iMiëJrJBaOeVHNEkxV2O8o6mh1Q8ptzeYfMnRO7IGObo_fR3

lS_A4

Referuar ketyre mediave dyshohet se komisioneria Brunilda Bekteshi ka kryer vepren penale te

parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal, qe ben fjale mosdeklarim, fshehje apo deklarim te

rreme te pasurise.

Neni 257/a

Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive,

interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpun ësve publikë ose i çdo personi tjetër

që ka detyrimin ligjor për deklarim

(Shtuar me ligjin nr. 9030, datë 13.3.2003, neni 1; ndryshuar paragrafii dytë me ligjin nr. 9686,

datë 26.2.2007,

neni 22; ndryshuarme ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 33; ndryshuarme ligjin nr. 98, datë

31.7.2014, neni 3)

Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të

zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas

ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me

gjobë

ose me burgim deri në 6 muaj.

Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe

nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë

ose me burgim deri në tre vjet.

Prokuroria qe ka komptencen lendore:

Në nenin C pika 3 të Aneksit të Kushtetutës së Republikes se Shqiperisë, është parashikuar

shprehimisht se; “Gjat ë ushtrimit të mandatit të tyre, anëtarët e Komisionit gëzojn ë statusin

e anëtarit të Gjykat ëssë Lart ë”.

Referuar percaktimeve të mësipërme, ju bëjmë të ditur se, Komisioneri, anëtar i Komisionit të

Pavarur të Kualifikimit, ndaj të cilit bëhet kallzimi gëzon statusin e Gjyqtarit të Gjykatës së

Lartë.

Në bazë të përcaktimevetë neneve 135/2 dhe 148/dh të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në përputhje me percaktimet e

nenit 2 pika 1 dhe nenit 8 të Ligjit Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e

Institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, kompetencën për të hetuar

kallzimet penale ndaj Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe procedimet penale të rregjistruara në

bazë të këtyre kallzimeve, e ka Prokuroria e Posa çme kundër Korrupsionit dhe Krimit të

Organizuar.

Referuarsa me lart kerkojme.

Verifikimine informacionevete publikuara ne institucionetperkatese.

Marrjen e dokumentacionitkontrate shitje blerje te vitit 2007.

Marrjen e dokumentacionitper marrjen e kredise ne vitin 2009, qellimete marrjesse kredise dhe

verifikiminse perse eshte perdorur shuma e kredise se marre.

Te verifikohet nese kredia e marre ka sherbyer per blerjen e apartamenit te vitit 2007, apo te

ndonje apartamentitjeter.

Te verifikohet pse ne vitin 2007 eshte deklaruar blerja e apartamentit ne shumen 3.100,000 leke

dhe ne vitin 2009 eshte marre shuma e kredise 54 mije euro per blerjen e te njejtit apartament.

Nese behet fjale per blerjen e te njejtit apartament pse ka dy cmime te ndryshme ne kohe te

ndryshme.

Te verifikohet ne deklaraten e pasurise te dorezuar ne Inspektoriatin e Larte te Deklarimit te

Pasurise dhe Konliktit te Interesave se cmimi i deklaruari apartamentit te blere ne vitin 2007, si

dhe te dhenat ne lidhje me kredine shlyerjen e saj, burimin e te ardhurave.

Verifikimine burimit te te ardhurave ne lidhje shlyerjen e kredise ne vitin 2014.

Ne rast se keto informacione rezultojne te sakta fillimin e ndjekies penale ndaj Komsisionerit

Brunilda Bekteshi.

Informimin e kallzuesit ne adresen e meposhtme ne lidhje me perfundimin e verifikimeve dhe

hetimeve.

SHOQATA

DREJTËSI PËR DREJTËSI

Adresa:

Rruga Panorama, Kompleksi Panorama 2, Kati i 7, ap 41.

Tirane, Shqiperi.

Email justiceforjustice2020@gmail.com


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *