Vendosni fjalën kyçe....

Skema e manipulimit të votave nga njerëz pranë kongresmenes demokrate, Trump kërkon hetim të shpejtë


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje për një hetim, pas publikimit të një raporti shpërthyes të ‘Project Veritas’ që pretendon të ketë ekspozuar një operacion ku persona të afërt me kongresmenen demokrate Ilhan Omra, janë përfshirë në një proces manipulimi votash.

Një video 17-minutëshe e publikuar nga organizata e hetuese konservatore përfshin dëshmi nga informatorë të brendshëm dhe banorë të Minneapolisit, të cilët tregojnë me hollësi sesi fletët e votimit mblidhen në mënyrë të paligjshme nga emigrantët e moshuar somalezë, vendi i origjinës i kongresmenes Omar.

Në disa raste, personat në video paguajnë para në këmbim të votave, pretendon raporti.

Themeluesi i Project Veritas, James O’Keefe, e përshkroi hetimin si ‘krim zgjedhor të kapur në kamera’.

Dëshmi nga disa individë implikuan në skemën e manipulimit të votave, Ilhan Omar, kongresmenen e parë me origjinë nga Somalia.

O’Keefe tha se këto aktivitete shkelin ligjin e Minesotës, i cili ndalon një ‘agjent të caktuar’ të mbledhë më shumë se tre vota n ëmungesë.

Presidenti Trump bëri menjëherë thirrje për hetim të çështjes.

“Kjo është plotësisht e paligjshme. Shpresoj që prokurori në Minesota e ka këtë denoncim dhe veprimet e tjera të shumta dhe të nisë një shqyrtim serioz. Ne do ta fitojmë Minesotën për shkak të saj dhe për zbatimin e ligjit.” – shkroi presidenti amerikan.

Mbledhja e fletëve të votimit në mungesë është praktikë e palëve të treta që mbledhin vota me postë dhe ua dorëzojnë ato zyrtarëve të zgjedhjeve.

Është e ligjshme në shumë shtete që palët e treta të ndihmojnë votuesit e dëmtuar fizikisht që të votojnë.

Trump ka paralajmëruar për javë të tëra që planet e shteteve për të përdorur fletëvotimet me postë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit mund të çojnë në manipulimin e zgjedhjeve, gjë të cilën Demokratët e kanë hedhur poshtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *