Vendosni fjalën kyçe....

Të martën debati i parë presidencial, Trump përsërit thirrjen që Biden të bëjë testin e drogës


Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë përsëri thirrje që rivali i rij Joe Biden t’i nënshtrohet testit të drogës, përpara debatit presidencial që mbahet të martën.

Ai shton se pranon edhe vetë ta bëjë testin.

Trump e ngriti për herë të parë idenë e testit të drogës në muajin gusht, duke thënë se performancat e debatit të Biden-it gjatë zgjedhjeve të demokratëve u përmirësuan në mënyrë drastike para përballjes në mars me kundërshtarin e tij kryesor, senatorin Bernie Sanders.

“Unë kërkoj me forcë që ‘gjumashi’ Joe Biden të kryejë testin për drogë para ose pas debatit të së martës në mbrëmje.
Natyrisht që edhe unë pranoj që ta bëj një të tillë gjithashtu. Prezantimi i tij në debate ka qenë rekord për sa i takon të qënurit jo i njëtrajtshëm, për ta thënë në mënyrë të butë. Vetëm droga mund ta kenë shkaktuar këtë gjendje”, shkruan Trump në Twitter.

Biden nuk i është përgjigjur komenteve të Trump, por në një intervistë të shtunën e krahasoi presidentin me propagandistin nazist Joseph Goebbels, duke thënë se përsërit një gënjeshtër disa herë për ta bërë më pas të besohet si e vërtetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *