Vendosni fjalën kyçe....

Vettingu në Polici, shkarkohet zyrtari i dytë në radhët e uniformave blu


Është mbajtur sot seanca e radhës e vetingut në polici ku është vendosur për shkarkimin e Shefit të sektorit të Sigurisë së Personelit pranë Drejtorisë së Analizës dhe Kartotekës.

Edmond Papa është i dyti zyrtar që shkarkohet në radhët e policisë. I pari që u shkarkua, ishte Oltion Shehu, i cili drejtonte sektorin e ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), për shkak të problemeve me pasurinë.

Deri më tani, janë konfirmuar në detyrë 21 drejtues të lartë.

Papa ishte në listën e 45 drejtuesve të policisë që do t’u skanohej pasuria, listë e hartuar vitin e shkuar, kur ai Papa mbante postin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale Shkodër (Kukës Dibër).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *