Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, fshatin e Zvërnecit në qytetin bregdetar të Vlorës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi si rezultat i erës së fortë duke vënë në rrezik jetën e banorëve.
Forcat zjarrfikëse polica, por dhe FNSH kanë ndërhyrë duke evakuar banorët pasi zjarri është afruar shumë pranë banesave.
Ata e kanë kaluar natën jashtë.
Zjarri ka përfshirë varrezat deri pranë shtëpive si dhe ka djegur ullishtet shumë pranë fshatit Zvërnec.