Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio ka deklaruar se do të urdhërojë nisjen e hetimeve për presidentin Donald Trump, për të konfirmuar nëse ai i ka paguar apo jo taksat në 15 vitet e fundit.
Bill de Blasio tha të hënën në mbrëmje se kishte dyshimet e tij se presidenti kishte mashtruar për taksat në New York, pas një raporti të publikuar nga New York Times.
Gazeta shkruante se Trump pagoi zero taksë federale mbi të ardhurat në 10 nga 15 vitet e fundit.
Për këtë arsye, de Blasio thotë se ai do të ngarkojë departamentin e financave të qytetit me detyrën për të hetuar nëse Trump i ka paguar taksat në qytetin e tij.
“Unë mendoj se ne mund të garantojmë bazuar në informacionin në New York Times se ai nuk ka paguar taksat e qytetit të tij ashtu siç duhet të kishte bërë”– tha kryetari i bashkisë, duke folur në NY1.
“Departamenti ynë i financave të qytetit do të fillojë të punojë menjëherë për të përcaktuar nëse në të vërtetë presidenti i Shteteve të Bashkuara ka mashtruar New York City-n për taksat e tij.”– tha kryebashkiaku.
Sipas New York Times, Trump pagoi vetëm 750 dollarë taksë mbi të ardhurat në vitet 2015 dhe 2016.
Por presidenti ishte i shpejtë për të hedhur poshtë pretendimet si ‘lajme të rreme’.