Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nuk e di ku do kandidoj për deputet, mos prisni protagonizëm


Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Tempora” deklaroi se nuk ka vendosur akoma se ku do kandidojë për zgjedhjet e ardhshme.

Berisha me këtë deklaratë bëri të sigurt se nuk do largohet nga politika as pas këtyre zgjedhjeve.

Ish-kryeministri tha se nuk do jetë protagonist në fushatë dhe se nëse do vendosë ku do kandidojë do e bëjë publike.

Me kënaqësi do t’ua thosha, por nuk është vendosur. Nga Sali Berisha nuk mund të presë kush protagonizëm. Nuk është se është bërë zgjedhja, kur të behët do t’u them. Ju e dini që unë nuk bëj surpriza, jam i parashikueshëm”-tha Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *