Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora ka sjell të tjera fakte dhe dëshmi në lidhje me zhvendosjen që po u bëhet qytetarëve pa dijeninë e tyre.
Djali i zonjës Afërdita Pecaku është banor i Njësisë nr.4 në Tiranë por aktualisht rezulton të jetë në Korçë, ndërsa bashkëshortja e tij në Njësinë 7 në Tiranë.
“Erdha për të marrë certifikatën për fëmijët, nuk ishin fëmijët në gjendjen civile në njësinë numër 4. Dy djem mi kanë çuar në Korçë, ndërsa nusen e djalit te njësia numër 7”.
Ky fakt pranohet edhe nga punonjësi i Njësisë nr 4, por sipas tij menaxhimi i sistemit bëhet nga Ministria e Brendshme.
Qytetarja: Ju i keni çuar fëmijët në Korçë dhe dua të di në çfarë vendi. Çunin e kam të martuar, e ka bërë celebrimin këtu. Çfarë bëhet kështu, na i ndatë kalamajtë pa gjyq!”
Njësia administrative numër 4: Zyra e gjendjes civile Darvin Korçë. Ne nuk merremi me menaxhimin e sistemit, merret Ministria e Brendshme.
Ndërsa për Ministrin, Sandër Lleshaj, problemi më i madh nuk është zhvendosja por media që i publikon këto fakte.
Sipas zotit Lleshaj, nëse një qytetar rezulton me 2 vendbanime kjo do të thotë se ai mund të ketë dy shtëpi.
“Ku kam shtëpi në Korçë unë, kam një dhomë e kuzhinë këtu në Tiranë. Nuk kemi adresë tjetër ne, më kanë ndarë çunin me nusen. Nuk kemi shtëpi në Korçë ne.”
Ne i bëjmë thirrje Ministrit të bëhet pjesë e zgjidhjes së problemit sepse qytetarët e zhvendosur nuk mund të marrin shërbim në asnjë Njësi Administrative.
Njësia administrative numër 4: Mos shkoni në asnjë vend se nuk mund të merrni dot shërbim as te njësia 7, as në Korçë. Nuk merrni dot shërbim në asnjë njësi aktualisht.