Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk i përgjigjet Bill Gates-it: Unë e familja ime s’do e bëjmë vaksinën kundër Covid-19, karantina e gabuar


Themeluesi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, ka thënë se as ai dhe as familja e tij nuk do të bëjnë vaksinën e ardhshme të koronavirusit edhe kur ajo të jetë në dispozicion, duke thënë se pandemia ka ‘zvogëluar besimin e tij te njerëzimi’.

Duke folur gjatë një interviste në podcast me Kara Swisher, 49-vjeçari Musk deklaroi se as ai dhe as fëmijët e tij nuk janë në rrezik për Covid-19 dhe për këtë arsye nuk do të kenë nevojë për vaksinën.

“Kjo është një situatë ku nuk fitohet. Kjo gjë e ka zvogëluar besimin tim te njerëzimi, të gjithin… Irracionaliteti i njerëzve në përgjithësi.” – tha Musk.

Ai gjithashtu dënoi kufizimet në të gjithë globin dhe në SHBA në veçanti, duke iu referuar atyre si ‘jo etike’ dhe ‘arrest shtëpie de facto’.

Musk tha se bllokimet e përhapura ishin një gabim dhe vetëm njerëzit në rrezik duhet të karantinohen ‘derisa të kalojë stuhia’.

Kur u pyet për rrezikun për punonjësit e tij dhe familjet e tyre, ai u përgjigj: “Të gjithë vdesin një ditë.”

Musk gjithashtu kritikoi Bill Gates, duke theksuar se kritikat e kolegut të tij miliarder ndaj skeptikëve të karantinës janë të pabazuara dhe të gabuara.

“Gates tha diçka për mua sikur nuk e dinte se çfarë bëj. Është sikur, hej, idiot, ne në fakt prodhojmë makineritë e vaksinave për CureVac, atë kompani në të cilën ke investuar.” – shpjegoi Musk, duke iu referuar faktit që prodhuesit e Tesla prodhojnë makineri për CureVac.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *