Vendosni fjalën kyçe....

Gramoz Ruçi shtyn seancën parlamentare të së enjtes



Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka vendosur të shtyjë seancën parlamentare të 1 tetorit për në datën 5 tetor.

Kjo pas kërkesës së kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës, për t’u dhënë më shumë kohë për të dialoguar mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kujtojmë që maxhoranca socialiste ka propozuar një sistem me lista gjysmë të hapura për deputetë, ndërsa opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare kërkon lista të hapura 100%.

Kjo është pika kryesore që i ndan palët.

Njoftimi i Kuvendit

Të nderuar kolegë, ju njoftoj se, nga kryetarët e grupeve parlamentare opozitare është depozituar kërkesa për heqje nga rendi i ditës së nismave ligjvënëse lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, parashikuar per seancën plenare te datës 1 tetor 2020.

Me porosi të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për t’u lenë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e tyre, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00.

Për procedurat e transmetimit do të keni një njoftim tjetër.

Faleminderit!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *