Vendosni fjalën kyçe....

Gratë meksikane në protestë për legalizimin e abortit, përplasen me policinë


Të hënën gratë në Meksiko kanë protestuar për legalizimin e abortit në vend, ato u përplasën me policinë dhe hodhën molotov mbi oficerët.

Protestueset, të veshura me shamitë e gjelbërta që janë bërë simboli i lëvizjes pro-zgjedhjes në Amerikën Latine, u mblodhën në kryeqytetin e Meksikës për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Abortit të Sigurt, e cila festohet çdo vit në 28 Shtator.

Policia ( shumë prej oficereve ishin gra) u përgjigj duke spërkatur me gaz lotsjellës ndaj grave, disa prej të cilave mbanin çekanë dhe hodhën shishe dhe bojë.

Firstpost shkruan se një oficer u përfshi për pak kohë në flakë pasi u godit nga një molotov, por kolegët arritën të shuanin zjarrin.

Aborti është i paligjshëm në Meksikë jashtë kryeqytetit dhe shtetit jugor të Oaxaca-s, i cili legalizoi procedurën mjekësore vitin e kaluar. Në pjesën tjetër të Meksikës, aborti është i ndaluar përveçse në rrethana të caktuara, të tilla si përdhunimi.

Ligji i abortit ka marrë vëmendje të re pas vdekjes së Ruth Bader Ginsburg në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, një avokate mbrojtëse e të drejtave të grave, i cili ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e abortit ligjor atje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *