Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën katër pacientë në 24 orët e fundit, 127 raste të reja me koronavirus


Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend lidhur me koronavirusin.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë një 65 vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 59 vjeçar, një 75 vjeçar, një 76 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në deklaratë thuhet më tej se nga 820 testime të kryera janë zbuluar 127 persona të prekur nga koronavirusi.

Në dy spitalet në Tiranë janë të shtruar 190 persona nga të cilët 16 në terapi intentive me 5 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *