Vendosni fjalën kyçe....

Iku koha e memeve, komentuesit kanë marrë stafetën


Memet për personazhe, dukuri a ngjarje të ndryshme janë një nga mënyrat më të përdorura në rrjetet sociale e duhet thënë se kanë jo pak ndërveprim mes ndjekësve.

Ato shërbejnë për të ironizuar, goditur apo thjesht për të bërë humor e kanë nisur të gjejnë përdorim të shpeshtë.

Megjithatë ata që s’mund të harrohen kurrë e që janë të pranishëm çdo ditë, në çdo postim a foto të gjithkujt, sidomos në ato të politikanëve apo personazheve publikë, janë komentuesit.

Të larmishëm ata nuk ngurrojnë të bëjnë elozhe, kritikojnë, vlerësojnë e shajnë personazhet në fjalë.

Ka prej tyre militantë, por edhe qytetarë të thjeshtë që shprehin gjithçka u vjen në mendje duke nxitur në jo pak raste reagimin e komentuesve të tjerë mbi komentin e tyre.

Ka prej tyre që thurin poezi, që shajnë, që kritikojnë, që lavdërojnë madje edhe në shkallë sipërore si në njërin nga shembujt e mëposhtëm.

Për të ilustruar kemi sjellë disa shembuj, në tre prej të cilave bëhet fjalë për komentet ndaj politikanëve e njërin prej tyre ndaj një artisti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *