Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministrja Brendshme e Maqedonisë së Veriut dërgohet në burgun e Idrizovës


Ish-ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, Gordana Jankullovska, është dërguar në burg për të vuajtur dënimin me 4 vjet heqje lirie. Ajo u dërgua dje pasdite në burgun e Idrizovës, ndërsa kanë qarkulluar edhe video nga ky moment në mediat e Maqedonisë së Veriut.

Procesi gjyqësor ndaj saj dhe ish-kryeministrit Gruevski vijon prej vitesh, por së fundmi Gjykata Supreme dhe vendimin e prerë që ajo të vuajë 4 vite burg për shpërdorim detyre.

Ish-ministrja është e akuzuar për rastin ”Tanku”, që ka të bëjë me tenderin për blerjen e një automjeti 600 mijë euro për llogari të ish-kryeministrit Gruevski.

Gordana Jankullovska është zyrtarja e parë e qeverisë së mëparshme që përfundon prapa hekurave.

Rasti “Tanku” detyroi ish-kryeministrin Gruevski të largohet nga Maqedonia e Veriut për në Hungari. Ai duhet të vuajë 2 vite burg, por nuk u dorëzohet autoriteteve pasi fitoi azil në Hungari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *