Vendosni fjalën kyçe....

Klubi italian konfirmon 14 raste me COVID-19


Lajme të hidhura për klubin e Genoas në Itali. 14 lojtarë dhe pjesëtarë të stafit, kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirusit pas ndeshjes me Napolin.

Lajmi u konfirmua nga klubi.

“Genoa CFC njofton se pas testeve të sotme, numri i punonjësve pozitivë COVID-19 është rritur në 14 midis anëtarëve të ekipit dhe stafit. Klubi ka aktivizuar të gjitha procedurat sipas protokollit dhe ka informuar autoritetet. Klubi do t’ju mbajë të përditësuar ndërsa situata evoluon.”– thuhet në njoftim.

Mediat italiane shkruajnë se 8-10 e personave të infektuar janë lojtarë, ndërsa pjesa tjetër janë anëtarë të stafit.
Deri më tani, vetëm portieri Mattia Perin dhe mesfushori Lasse Schone janë konfirmuar që kanë koronavirus. Emrat e të tjerëve nuk janë bërë të ditur.

Duke marrë parasysh se ndeshja me Napolin u luajt të dielën, tashmë të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e stafit të Napolit do të duhet t’i nënshtrohen testit anti-Covid.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *