Vendosni fjalën kyçe....

OBSH: Do japim për vendet e varfra 120 milionë teste të shpejta të COVID-19


Rreth 120 milion analiza të shpejta diagnostike për koronavirus do të vihen në dispozicion për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme me një maksimum prej 5 dollarësh secili, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Rreth 120 milion teste të shpejta për diagnostikimin e koronavirusit do të vihen në dispozicion për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme me një maksimum prej 5 dollarësh secili.

Lajmi u dha të hënën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Të paturit e testeve të shpejta, të besueshme dhe të lira do të ndihmojë 133 vende të gjurmojnë infeksionet dhe të përmbajnë përhapjen e koronavirusit.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha që prodhuesit e testeve “Abbott ABT.N” dhe “SD Biosensor” kishin rënë dakord me Fondacionin e Bill dhe Melinda Gates për t’i bërë të disponueshme 120 milion nga këto teste në një periudhë prej gjashtë muajsh.

Ghebreyesus tha në një konferencë shtypi në Gjenevë që testet aktualisht kishin çmim maksimalisht nga 5 dollarë secili, por çmimi i tyre pritet të ulet.

“Kjo do të mundësojë zgjerimin e testimit, veçanërisht në zonat e vështira për t’u arritur që nuk kanë pajisje laboratorike ose punonjës të shëndetshëm të trajnuar mjaftueshëm për të kryer analiza”– tha ai.

Catharina Boehme, zyrtare kryesore ekzekutive e Fondacionit për Diagnostifikime të Reja Inovative (FIND), një organizatë jofitimprurëse me bazë në Gjenevë në projekt, tha se firmosja e kësaj marrëveshja përbënte një “moment historik” pasi ishte urgjente për të rritur testimin në vendet e varfëra, raporton Reuters.

“Tani kemi dy teste me cilësi të lartë të cilat janë të parat në një seri që janë duke u zhvilluar dhe vlerësuar nga OBSH-ja për listën e përdorimit emergjent”- tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *