Vendosni fjalën kyçe....

Propozimi i Bashës: Çek mujor për pensionistët dhe këdo që ka humbur vendin e punës nga pandemia


Në Konferencën e sotme për mediat, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka prezantuar një plan me 5 pika për rimëkëmbjen e vendit të prekur nga Covidi.

Një nga këto pika, parashikon një çek mujor prej 16 mijë lekësh në muaj për të mbështetur të gjithë ata që kanë humbur vendet e punës. Kjo përveç pagesës ligjore për papunësinë.

“Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përveç pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.”– tha Basha.

Në këtë pikë të planit, Basha parashikon ndihmë ekonomike edhe për pensionistët dhe punëdhënësit që rimadhin në punë individë që kanë humbur punën si pasojë e pandemisë.

“Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar çdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.
Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.
Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.”- thotë Basha.

Kryedemokrati thekson se ky nuk është plani i tij elektoral, por vetëm plani i Rimëkëmbjes për daljen nga kriza para 25 prillit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *