Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikoll Pashinyan të ndalë veprimet ushtarake në rajonin Nagorni-Karabak që ndodhet në Azerbajxhan.
Putin ia ka thënë në një telefonatë Pashinyanit se situata nuk duhet të përshkallëzohet dhe dy vendet duhet të ndalin të gjitha veprimet ushtarake.
Fillimisht Rusia u duk se u pozicionua në krah të Armenisë përderisa ka dhe bazë ushtarake aty, kurse Azerbajxhani ka mbështetjen e hapur të Turqisë, ndaj të cilës janë ngritur dhe akuza për ndërhyrje.
Por Putin i cili është nominuar dhe për Çmimin Nobel për Paqe, duket se do të marrë një rol pozitiv në këtë luftë duke e shuar atë.