Një grup rakunësh kanë sulmuar disa gazetarë jashtë Shtëpisë së Bardhë. Gazetarja e CBS-së Paula Reid shkroi në Twitter se një rakun “sulmoi ekipet e shumta të lajmeve” në Lëndinën e Veriut të Shtëpisë së Bardhë të hënën në mëngjes.
Kafshët kishin kapur për këmbe një fotograf dhe një korrespondent, duke detyruar stafin në Shtëpinë e Bardhë që të kujdesej për t’i larguar ata.
Strong Pawnee vibes at White House this morning as a raccoon attacked multiple news crews on North Lawn. allegedly grabbed pant leg of a photographer & then a corespondent before being fended off. (WH pictured here in more peaceful times.) pic.twitter.com/o5VbTUHxBR
— Paula Reid (@PaulaReidCBS) September 28, 2020
Fotot e publikuara nga incidenti janë bërë virale, me njerëzit në rrjet që kanë filluar të tallen.
Ka dy kampe të komenteve në rrjet, me disa që thonë se rakunët kishin shkuar në Shtëpinë e Bardhë për “ta pastruar nga plehrat” dhe për të dëbuar presidentin Donald Trump, si dhe një grup tjetër që thonin se rakunët ishin stërvitur nga Trump për të sulmuar gazetarët liberalë.
Not a joke. An aggressive raccoon attacked multiple news crews outside of the White House. Even the raccoons are sick of the media bs pic.twitter.com/9qXHjSqfcJ
— Stefanie Daubert (@Stefild) September 28, 2020