Vendosni fjalën kyçe....

Studimi në Kinë: Qumështi i gjirit të mbron nga koronavirusi, edhe pa antitrupa


Qumështi i gjirit mund të ndihmojë në mbrojtjen e foshnjave nga infektimi me koronavirus. Të paktën kështu sugjeron një studim i ri, i realizuar nga Universiteti i Teknologjisë Kimike të Pekinit, në Kinë.

Studiuesit në një laborator në Kinë zbuluan se qumështi i nënës parandalonte që patogjeni të infektohet dhe replikohet në qeliza, edhe nëse fëmija nuk ka antitrupa.

Për më tepër, u tregua se ishte edhe më efektive se qumështi i kafshëve të tjera të tilla si dhitë dhe lopët.
Për të realizuar studimin, të botuar në faqen bioRxiv.org, ekipi ekspozoi qelizat e mushkërive dhe zorrëve të njeriut ndaj SARS-CoV-2. Më tej, ata analizuan se çfarë ndikimi kishte në qeliza qumështi i gjirit, i cili u mblodh në vitin 2017 – para pandemisë.

Qelizat e shëndetshme përziheshin në qumështin e gjirit të njeriut. Pastaj qumështi u la dhe qelizat u ekspozuan ndaj virusit.

Virusi nuk u lidh dhe nuk hyri në shumicën e qelizave. Për më tepër, nëse hynte në qeliza, virusi nuk ishte në gjendje të bënte kopje të vetvetes.

Kjo sugjeron që qumështi i gjirit mund të pengojë koronavirusin ashtu siç bën me viruse të tjera si norovirusi dhe bakteret.

“SARS-CoV-2 mund të infektojë qelizat dhe infeksioni mund të frenohet nga qumështi i gjirit (2 mg / ml), i cili u raportua të ketë veprimtari anti-SARS-CoV-2”- shkruajnë autorët.

Studime të ndryshme janë kryer mbi këtë temë, disa studime nuk kanë gjetur asnjë virus në qumështin e njeriut ndërsa të tjerët kanë zbuluar ARN-në virale në disa mostra të qumështit.

Për shembull, të paktën dy studime, një nga Kina dhe një tjetër nga SHBA-ja, nuk gjetën prova të SARS-CoV-2 në qumështin e gjirit të njeriut.

Por një raport nga OBSH zbuloi se, nga 46 mostra të qumështit të gjirit nga nënat me virus, 43 u kthyen negativ ndërsa tre rezultuan pozitivë. Megjithatë, ekipi thotë se edhe nëse materiali gjenetik viral gjendet në qumështin e gjirit, kjo nuk do të thotë se është infektiv ose mund të përhapet tek foshnjat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *