Arbër Çekaj ka ankimuar dënimin me 21 vite burg për trafik ndërkombëtar droge lidhur me sasinë prej 613 kilogramësh kokainë të kapur në Portin e Durrësit.
Pronari i kompanisë ‘Arbri Garden’ i është drejtuar Gjykatës së Apelit për Korrupsionin e Krimin e Organizuar duke kërkuar rishikimin e vendimit, shkruan BW.
Çekaj pretendon se është i pafajshëm ndërsa do vuajë 14 vite burg pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Dy personat e tjerë të arrestuar lidhur me sasinë e drogës të ardhur nga Kolumbia, menaxheri Donald Lushaj e shoferi Armando Pezaku u dënuan respektivisht me 10 vite e 8 vite e 8 muaj burg.