Vendosni fjalën kyçe....

Wadephul prerë dhe qartë: Duhet konsensus në Këshillin Politik, ODIHR-i të përfshihet në proces


Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun gjerman, Johann David Wadephul, i ka bërë thirrje Shqipërisë që të arrijë konsenus në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.

Ai e bëri deklaratën për DW, pas takimit në Berlin me Ministrin e Jashtëm në detyrë, Cakaj.

Sipas Wadephul, Gjermania e mbështet Shqipërinë për plotësimin e gjashtë kushteve të vëna nga Bundestagu, duke shtuar se ka ende shumë punë për të bërë.

Nënkryetari i CDU/CSU-së bëri thirrje për përfshirjen e OSBE/ODIR-it në vlerësimin e ndryshimeve që do arrihen në Këshillin Politik për listat zgjedhore.

“Kthejuni konsensusit në Këshillin Politik. Dhe jepini ODIHR-it mundësinë që të vlerësojë ndryshimet që do të arrihen në Këshillin Politik për listat zgjedhore. Vetëm nëse thotë ODIHR-i se reforma zgjdhore është në përputhje të plotë me kriteret e OSBE/ODIHR-it, atëherë edhe ne do ta kemi të lehtë që të themi se është plotësuar edhe kushti i reformës zgjedhore.” – tha Wadephul, shkruan DW.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *