Vendosni fjalën kyçe....

Çupi: Nga kanabisi te emërimet artificiale, oferta e dëshpëruar e PS në Dibër për zgjedhjet e 25 prillit


Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çipi ka denoncuar punësimet në administratë nga mazhoranca duke e quajtur ofertën e dëshpëruar për zgjedhjet e 25 prillit.

Çupi thotë se bashkitë po shërbejnë në interes të PS-së duke punësuar në 250 punonjës shtesë. Kjo situatë sipas saj po ndodh në bashkitë e Qarkut të Dibrës.

Postimi i plotë:

Nga kanabisi tek emërimet artificiale në administratë për të gënjyer njerëzit me një vend të përkohshëm pune. Kaq është oferta e dëshpëruar e PS në Dibër për zgjedhjet e 25 prillit.

Punësimet e përkohshme elektorale po ndodhin në të gjithë Bashkitë e Qarkut të Dibrës. Në vend që të punojnë për interesin e qytetarëve, bashkitë po i shërbejnë inetersit të PS. Kanë punësuar 250 persona shtesë në administratë, në një kohë kur qarku i Dibrës po mpaket, sepse njerëzit po largohen.

Pa asnjë ide, pa asnjë plan të vërtetë punësimi, pa asnjë mbështetje për biznesin, po shpenzojnë taksat e qytetarëve të vjedhur të Dibrës dhe të Shqipërisë për t’i bërë rroga për ata që mendojnë se do t’u mbledhin kartat e identitetit ditën e votimit.

Asgjë për qytetarët, asnjë shërbim për ta, ndërsa numri i të varfërve në këto zona rritet çdo ditë. Edhe ndihma sociale, si e vetmja zgjidhje për dhjetëra e qindra familje, është hequr.

Punësimet e përkohshme elektorale janë mashtrime. Ato nuk e ndihmojnë Qarkun e Dibrës. Për banorët e saj dhe për të gjithë shqiptarët alternative e vetme realiste që rimëkëmb ekonominë është ajo e Partisë Demokratike. Fitoren e 25 Prillit nuk mund ta ndalë asgjë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *