Vendosni fjalën kyçe....

Doracaj i Gjendjes Civile: Janë dy koncepte, ka ndryshuar adresa jo vendbanimi


Kreu i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, iu përgjigj ditën e sotme Partisë Demokratike duke thënë se asnjë qytetari nuk i është ndërruar vendbanimi por vetëm adresa.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ai i quajti të pavërteta deklaratat e PD-së lidhur me ndryshimet e pretenduara të gjendjes civile.

Ai tha se në Kodin Civil ka dy koncepte të ndryshme, ku i pari është vendbanimi  dhe i dyti adresa. Ai tha se askujt në Shqipëri nuk i ndryshohet vendbanimi.

“Për të sqaruar të pavërtetat që një subjekt politik këto dy ditët e fundit vazhdon t’i mëshojë pafund. Kam vënë re një deklarim të një përfaqësuesi të PD ku pretendonte për ndryshime të gjendjes civile. janë dy koncepte të ndryshme të kodit civil, i pari është vendbanimi dhe i dyti adresa.

Askujt në Republikën e Shqipërisë nuk i ndryshohet vendbanimi, atë që zoti Alibeaj e ka me merak, emri në listën e zgjedhësve pa pëlqimin, miratimin apo paraqitjen e qytetarëve në gjendjen civile.

Pas një procesi që ka filluar për krijimin e një sistemi të integruar adresash kemi filluar implementimin e tij në fund të dhjetorit 2019.” – deklaroi Doracaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *