Vendosni fjalën kyçe....

E kritikuan për Paketat Financiare, Rama nxjerr shifrat: Sa persona ndihmuam që iu prek vendi i punës nga pandemia


Ashtu sikurse ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama e ka nisur edhe këtë mëngjes me një postim lidhur me paketat financiare për të ndihmuar ata që u prekën nga kriza e pandemisë.

I përballur vazhdimisht me kritika mbi paketat financiare, Rama ka nxjerrë shifrat se sa persona u ndihmuan përmes paketave të ndihmës financiare të qeverisë.

“Mirëmëngjes dhe me këto të dhëna të nxjerra nga thesari i shtetit, për shumat e paguara nga qeveria si mbështetje direkte për të prekurit në vendin e punës nga vala goditëse e Covid19 gjatë muajve të mbylljes së madhe, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Sipas Ramës, nga paketa e parë përfituan 65.361 individë në vlerën 5.1 miliardë lekë.

Ndërkohë në paketën e dytë përfituan 172,522 persona me vlerën 6.9 miliardë lekë. Në tabelën e publikuar nga kryeministri thuhet se gjithsej përfituan 237.883 të punësuar me vlerë 12 miliardë lekë.

Kujtojmë se një ditë më parë, kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri të ditur përmes një konference me gazetarët planin e tij të Rimëkëmbjes me pesë pika. Ai akuzoi qeverinë Rama se i ka braktisur qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *