Tre persona kanë humbur jetën në vend në 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.
Sipas Ministrisë në deklaratën zyrtare të përditësuar, viktimat janë një 47 vjeçar nga Shkodra; një 72 vjeçare nga Elbasani, një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në 24 orët e fundit janë testuar sipas ministrisë 842 persona ku janë zbuluar 131 raste të reja. Në dy spitalet në Tiranë janë shtruar 189 persona nga të cilët 16 në terapi intensive me 5 të intubuar.
Kosova nga ana e saj nuk raporton asnjë viktimë lidhur me Covid-19 në 24 orët e fundit. Për sa u përket rasteve të teja, Prishtina zyrtare raporton 46 raste pozitive nga 580 analiza të kryera.