Inter e ka filluar Seria A me një formë të mirë duke mundur në sfidën e dytë Beneventon me rezultatin 2-5.
Zikaltërit kanë shënuar që në minutën e parë më Lukaku dhe më pas në pjesën e parë shënuan edhe tre herë të tjera me Gagliardinin dhe sërish Lukaku dhe më pas Hakimi në minutën e 42.
Benevento në pjesën e parë shënoi me Caprarin në minutën e 34.
Në fraksionin e dytë të lojës Lautaro Martinez shënoi golin e pestë dhe të fundit ndërsa Caprari në minutën e 76 shënoi për Beneventon golin e dytë i cili shërbeu vetëm për statisitika.