Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryeprokurorja e përkohshme Marku caktohet prokurore e përkohshme në Tiranë


Ish-kryeprokurorja Arta Marku është caktuar prokurore e përkohshme në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Vendim tjetër që u mor në mbledhjen e sotme ëshë caktimi i Violeta Shkurtës drejtuese të prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë në Fier.

“Pasi u njoh me relacionet e përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi miratimin e projekt-akteve “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje të z. Arben Dyla ”, “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier të znj. Violeta Shkurta ” dhe “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë të znj. Arta Marku”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *