Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht ish-kreun e Prokurorisë së Durrësit Ferdinand Elezi.
KPA la në fuqi vendimin e KPK të datës 9 prill 2019, ku u gjet me probleme në lidhje me deklarimin e pasurisë.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, përbëhej nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
-Lënien në fuqi të vendimit nr. 138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi.
-Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.